Prof. PETER R. PRIFTI (1925-2010)
Pedagog, studiues, autor
...Veprën tuaj (Katërkëndëshi i mundimeve) e kam lexuar me vëmendje.
Ajo më ka dhënë mundësinë ta shoh Shqipërinë moniste nga një
këndvështrim i ri, me "sy të rinj", dhe të depërtoj më thellë në botën e
frikshme shpirtërore që krijoi diktatura. Ishte kjo vërtet një botë
surrealiste, të cilën ju e vizatoni me mjeshtëri artistike dhe në mënyrë
mjaft origjinale. Prandaj dhe punimi klasik i Salvador Dalit në
kopertinë, është krejt i përshtatshëm për veprën. Me të drejtë
gjithashtu ju përmendni ferrin e Dantes, sepse e merrni lexuesin përdore
dhe i tregoni atij vuajtjet e tmerrshme që pëson njeriu dhe shoqëria
kur mungon liria dhe komandon tirania.
Nuk e di çfarë pritje ka patur libri juaj nga publiku shqiptar në Amerikë, por unë them se ai meriton të lexohet gjerësisht; madje më se një herë.
Nuk e di çfarë pritje ka patur libri juaj nga publiku shqiptar në Amerikë, por unë them se ai meriton të lexohet gjerësisht; madje më se një herë.
San Diego, Kalifornia, 7 shkurt 2001
* Katërkëndëshi i mundimeve/ roman në minjaturë
Kolec Traboini 2000