Peter R. Prifti për prozën e K. Traboinit: "Katërkëndëshi i mundimeve"

NJË BOTË SURREALISTE, VIZATUAR ME MJESHTËRI ARTISTIKE DHE NË MËNYRË ORIGJINALE


Prof. PETER R. PRIFTI (1925-2010)
Pedagog, studiues, autor 


...Veprën tuaj (Katërkëndëshi i mundimeve) e kam lexuar me vëmendje. Ajo më ka dhënë mundësinë ta shoh Shqipërinë moniste nga një këndvështrim i ri, me "sy të rinj", dhe të depërtoj më thellë në botën e frikshme shpirtërore që krijoi diktatura. Ishte kjo vërtet një botë surrealiste, të cilën ju e vizatoni me mjeshtëri artistike dhe në mënyrë mjaft origjinale. Prandaj dhe punimi klasik i Salvador Dalit në kopertinë, është krejt i përshtatshëm për veprën. Me të drejtë gjithashtu ju përmendni ferrin e Dantes, sepse e merrni lexuesin përdore dhe i tregoni atij vuajtjet e tmerrshme që pëson njeriu dhe shoqëria kur mungon liria dhe komandon tirania.
Nuk e di çfarë pritje ka patur libri juaj nga publiku shqiptar në Amerikë, por unë them se ai meriton të lexohet gjerësisht; madje më se një herë. 

San Diego, Kalifornia, 7 shkurt 2001

* Katërkëndëshi i mundimeve/ roman në minjaturë
Kolec Traboini 2000